Super-ora me GPS

Përveç monitorimit të shëndetit, pajisja do të shfaqë edhe thirrjet telefonike dhe njoftimet tekst, një veçori që gjendet zakonisht tek orët inteligjente.

Nga fotoja e mësipërme kuptojmë që FitBit i referohet pajisjes Surge si një “super-orë”. Pajisja do të ketë GPS, dhe do të shfaqë të dhëna nga aktivitetet fizike në kohë reale.

Përdoruesve do t’u paraqiten statistika mbi distancat, vrapimin, ritmin e të ecurit, intensitetin e rrahjeve të zemrës etj. Gjithashtu do të regjistrojë kaloritë e djegura, shkallët e ngjitura, minutat gjatë të cilave bëni aktivitet apo cilësinë e gjumit.

Këto të dhëna do të shfaqen nga një aplikacion i posaçëm FitBt. Super-ora FitBit Surge vjen me tri versione ngjyrash dhe kushton 249 dollarë.

SHKARKO APP