Supernova që tronditi kinezët 1000 vjet më parë!

 

Për shkencëtarët bota do ta kenë një fund, dhe ajo do të vijë kur të shuhet dielli.

Dielli në sistemin tonë, ashtu si një nga miliarda yjet e tjerë në galaktikë, ka lindur dhe do të shuhet pas rreth 3 miliardë vjetësh.   

Njerëzimi ka qenë dëshmitarë i shpërthimit të disa yjeve.    

Kur një yll i ri i shndrritshëm u ngjit në qiell, në atë konstelacion që ne sot e quajmë Taurusi, astronomët e lashtë kinezë – ose astrologët, si quheshin në atë kohë – nuk dinin se çfarë të mendonin për të.

“Ylli mysafir”, siç e quanin ata, shndriti aq fort, sa që mund ta shihnin edhe gjatë ditës. Sot ne e dimë se bëhej fjalë për shpërthimin e një ylli gjigant, një supernova, që kishte lënë pas një re gjithmonë në zgjerim pluhuri dhe që ne e quajmë Reja Gaforre.

Në brendësi të kësaj reje gjigante është edhe qendra rrotulluese e yllit të shkatërruar.

Pulsari Gaforre u zbulua në vitin 1967 nga astronomët e Kembrixhit.

SHKARKO APP