Taksisti shpëton vajzën që do përdhunohej nga pedofili

Një shofer taksie është quajtur hero, pasi ka ndaluar një vajzë që të takojë pedofilin, me të cilin kishte kontaktuar në rrjetet sociale. Ai ishte i armatosur me thika, rripa dhe disa pilula gjumi. Cabbie Satbir Arora mori vajzën 13-vjecare që ishte veshur me uniformë shkolle dhe e çoi në stacionin Gloucester. 24-vjeçari Sam Hewngs kishte lënë takim me vajzën dhe kishte planifikuar që ta përdhunonte, gjë të cilën nuk e arriti. Kur shoferi i taksisë vuri re që nxënësja nuk po takonte askënd, i ofroi që të fliste me bashkëshorten e tij për disa këshilla. Kështu ajo pranoi se prindërit nuk ishin në dijeni të planeve dhe telefonuan policinë. Heroi telefonoi personin që do takonte vajzën dhe e regjistroi bisedën, duke sjellë një dëshmi për gjykatën. Hewings u dënua me 5 vite burg për tentim rrëmbimi dhe shpërndarje të imazheve të pahijshme në rrjetet sociale. Ndërkohë taksisti 39-vjeçar u vlerësua me një certifikatë të arritjeve të jashtëzakonshme nga Këshilli i Qarkut Cherwell.

 

SHKARKO APP