Tani dhe mjalti “Made by NATO”

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoana i dhuroi Ambasadorëve në Këshillin e Atlantikut të Veriut një vazo mjaltë të bërë nga NATO, një dhuratë para Krishtlindjes për takimin e Këshillit të Fundvitit.

Që nga prilli, selia e NATO-s ka qenë shtëpia e tre koshereve të bletëve dhe me më shumë se 90.000 bletë. Stafi i NATO-s dhe fëmijët e tyre janë të ftuar të marrin pjesë në procesin e bërjes së mjaltit.

Vitin e parë ata prodhuan 25 kg mjaltë natyral dhe stafi do të mundet ta marrë në shtëpi. Bletët luajnë një rol të rëndësishëm në ekosistem.

Zonat përreth tre koshereve janë përshtatur duke mbjellë një shumëllojshmëri bimësh dhe lulesh të egra.

SHKARKO APP