Tatuazhet të ndihmonjë të gjesh punë

“Tatuazhet të ndihmonjë të gjesh punë”. E fundit fjalë që mendohet kur kërkohet një punë por që përtej paragjykimeve që ju vishen personave që kanë vizatime në trup, duket se nuk është aspak kështu. Sipas një studimi të ri, tatuazhi në fakt të ndihmon të gjesh punë. Tatuazhi shihet si një aftësi organizimi, sidomos kur bëhet fjalë për punë me të rinj.

Studimi i realizuar nga Universiteti i St. Andrews në Britaninë e Madhe vëzhgoi 192 persona me eksperiencë menaxheriale, të cilëve iu kërkua që të vlerësonin foto njerëzish me tatuazhe dhe pa tatuazhe.

Më pas, këtyre personave iu kërkua që të thonin nëse do i punësonin ose jo këta persona. Kur bëhej fjalë për punë në banak, u preferuan ata me tatuazhe, ndërsa për rolin e kamarierit, ata pa tatuazhe. Sipas studimit, personat me tatuazhe shikoheshin si më të përshtatshëm për të tërhequr klientelën e re.

SHKARKO APP