Tatuazhi bëri që të ndryshojë emrin e djalit
Një nënë nga Suedia ka marrë hapa drastikë kur një tatuazh i emrit të djalit të saj Kevin ishte shkruar gabimisht.
Për t’u siguruar që tatuazhi i saj ishte i saktë, mamaja (që u bë publike vetëm me emrin Johanna) vendosi të ndryshojë zyrtarisht emrin e Kevin në Kelvin.
Gabimi është bërë kur ajo shkoi për të bërë tatuazh emrat e fëmijëve Kevin dhe Nova në krahun e saj.
Johanna vuri re gabimin në tatuazh kur po shkonte në shtëpi në makinë me kushëririn e saj.
“Shkrimi nuk mu duk gabim në fillim. Për mua teksti është me kokë poshtë kështu që është në drejtimin e duhur kur unë e shoh. Kur ne po shkonim në shtëpi, kushëriri im e pa dhe tha se ajo që shoh është Kevin. Nuk mendova se ishte e vërtetë”, tha ajo për Newsbeat.
Johanna tregoi se bashkë me kushëririn e saj u kthye menjëherë në studion e tatuazheve për t’u treguar atyre gabimin. I thanë se mund të hiqej me lazer dhe procedura bëhej për një vit, por e mendoi më të arsyeshme që të ndryshojë emrin e djalit.