“Tatuazhi më ka shkatërruar jetën seksuale!”
Historitë me tatuazhe nuk kanë të mbaruara. Por historia e Holly është sa e çuditshme, aq edhe e dhimbshme në të njëjtën kohë. Në moshën 17 vjec Holly dhe mikesha e saj ishin të fiksuara mbas tattoo-ve vendosën që të bënin një. Tatuazhi i Holly-t përmbante vetëm dy fjalë: “Më ha”, në një vend tepër provokues. Që nga ajo ditë ai tatuazh, Holly-t i ka kushtuar shumë. Ajo është shumë e shqetësuar kur është e veshur me bikini, pasi ka frikë se njerëzit mund ta paragjykojnë për ato fjalë të “gdhendura” pak sipër zonës së nxehtë. Jo vetëm që ndihet e turpëruar, por Holly shprehet se ai tatuazh ka ndikuar dhe në jetën e saj seksuale. “Është absolutisht e tmerrshme, e urrej aq shumë atë tatuazh, po më shkatërron çdo pjesë të jetës sime seksuale. Seriozisht, po më shkatërron jetën. Nuk e kanë vënë re vetëm partnerët që kam patur, por edhe gjinekologët. Kur e shohin atë më pyesin se pse e kam bërë atë tatuazh?! Është kaq e vështirë”, rrëfen dëshpërimisht Holly.