Të dhëna për 500 milion përdorues të Facebook janë gjetur në një faqe interneti për hakerat

Të dhënat e Facebook në më shumë se 500 milion llogari të gjetura në internet.

Detaje nga më shumë se 500 milion përdorues të Facebook janë gjetur të disponueshme në një faqe në internet për hakerat, në New York.

Disponimi e të dhënave u raportua së pari nga Business Insider. Sipas këtij botimi, ai ka informacion nga 106 vende duke përfshirë numrat e telefonit, ID-të e Facebook-ut, emrat e plotë, vendndodhjet, datat e lindjes dhe adresat e postës elektronike.

Megjithëse ky informacion i të dhënave është i akumuluar ne Facebook ai shfaqet edhe në mediat e tjera sociale.

Facebook ka vite që merret me çështjet e sigurisë së të dhënave. Në vitin 2018, gjiganti i mediave sociale çaktivizoi një veçori që lejonte përdoruesit të kërkonin njëri-tjetrin përmes numrit të telefonit pas zbulimeve që firma politike Cambridge Analytica kishte hyrë në informacione deri në 87 milion përdorues të Facebook pa dijeninë ose pëlqimin e tyre.

SHKARKO APP