Te ecesh me 231 km në orë… me tre fëmijët në makinë

 

Policia e Kantonit Thurgau në Zvicër ka kapur të shtunën një shofer, shtetas të Maqedonisë, 32 vjeçar, i cili po e ngishte makinën e tij me shpejtësi shumë të madhe, 231 kilometra në orë. Shpejtësia maksimale e lejuar në atë pjesë të autostradës A7 ishte 120 km në orë, shkruan tagblatt.ch. Kur të hiqet shkalla e tolerancës prej 5 kilometrave i bie që ai e ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar për plot 104 km ne orë, transmeton albinfo.ch.

Më e keqja ishte se ai në veturë kishte tre fëmijë, (tetë, katër dhe nje vjet e gjysmë), njëri prej të cilëve nuk ishte as i lidhur me rripin e sigurisë.

Policia, me urdhër të Prokurorisë shteterore në Bischofzell e ka konfskuar makinën ndërsa shoferi është detyruar të dorëzojë patenten.

SHKARKO APP