Të harruar edhe nga interneti, 5 vende që nuk gjenden në Google (VIDEO)

5 vende të cilat ndoshta nuk i keni dëgjuar kurrë por edhe nëse do kërkonit për to, nuk do arrinit t’i gjeni në asnjë hartë të botës. Sipas teoricienëve të konspiracionit këto vende janë mbajtur të fshehta për publikun nga qeveritë dhe shoqëritë sekrete.

1. Kurrizi i Borës – Nepal

Gjithashtu e njohur si Kanktega, kjo është ndër majat më të larta në Nepal me 6782 metra mbi nivelin e detit. Nëse ju keni ndërmend të ndërtoni një bazë ushtarake, atëherë duhet të merrni në konsideratë këtë vend. Besohet se këmba e njeritu për herë të parë në këtë vend ka shkelur në vitin 1964, por sipas teoricienëve të konspiracionit në këtë vend kishin arritur edhe nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, megjithatë ky vend mbetet në top pesë vendet më të mistershme në botë, transmeton lajmi.net

2. Shigjeta e thyer – Grenlandë

Në kulmin e tensioneve të Luftës së Ftohtë, derisa Forcat Ajrore të Amerikes ishin duke kryer sulmet e tyre, sipas njerëzve besohet se në këtë vend është “thyer shigjeta” e tyre. Armët e Forcave Amerikane u shkatërruan dhe shumica e tyre nuk janë gjetur kurrë, ndërsa ekipi i cili kanë shkuar për pastrimin e vendit thuhet se nuk janë kthyer për shkak të rrezatimit.

3. “Kopjuar dhe ngjitur” vend në Rusi

Një tundër siberiane e cila gjithashtu për arsye të panjohura nuk gjendet në hartat e Google. Disa nga teoricienët e konspiracionit besojnë se në këtë vend, veprojnë disa shërbime sekrete. Megjithatë, asgjë konkrete nuk dihet as për vendin e tretë më të mistershëm në botë.

4. Ishulli i Paqësorit që është zhdukur

Ishulli i cili mendohet të jetë zbuluar nga Cook, radhitet në vendin e katërt sa i përket vendeve të mistershme në botë. Për një periudhë kohore është konsideruar si pjesë e Detit Koral, por në Google Maps, nuk ekzistonte një vend i tillë. Ishulli është konfirmuar “i zhdukur”, në vitin 2012 kur një anije hulumtuese nuk ka mundur të gjejë asnjë koordinatë. Askush nuk e di se si është vendosur në hartat e vjetra ose si kapiteni Cook e ka gjetur këtë vend.

5. Rançi Junction

Në mes të shkretëtirës Mojave të Kalifornisë është i vendosur Rançi Junction ku besohet se janë kryer testime ushtarake dhe veprime të tjera misterioze. Nuk dihet asgjë e qartë sa i përket këtij vendi dhe nuk ekziston në hartat e Google, për këtë arsye radhitet e pesta sa i përket vendeve të mistershme në botë.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=kn2tYSiWo3U” width=”460″ height=”315″]

SHKARKO APP