Të hënën vjen një kometë shumë afër Tokës

Në fillim të javës së ardhshme, Toka do të ketë një prej takimeve më të afërta të regjistruara ndonjëherë me një kometë që do të kalojë pranë saj.

Dy kometa ‘binjake’ do të fluturojnë afër planetit tonë në një distancë të sigurt, ku e para do të kalojë të hënën më 21 mars dhe e dyta të martën.Astronomët e NASA-s thonë se këto dy objekte do të vijnë shumë afër Tokës, duke shënuar kështu herën e tretë që një kometë i afrohet kaq afër Tokës.Hulumtuesit në Institutin e Teknologjisë “Lincoln Near Earth Asteroid Research” në Massaçusets, e kishin zbuluar njërën nga kometat më 7 prill në vitin 2000.

Ata thonë se kometa do të kalojë pranë Tokës të hënën, pasuar nga kometa e dytë në ditën tjetër.

SHKARKO APP