“Të jetosh si Versace”, Shqiptari i fiksuar pas markës Italiane (FOTO)

Një shitës makinash nga Shqipëria është kaq i fiksuar pas Versace, sa ka mbuluar gjithçka që zotëron me logon e markës së njohur të rrobave.

Shenki Maslani, 30 vjeç, banues në Maqedoni, tha se ka shpenzuar shtatë vitet e fundit duke vënë në shtëpi, makina dhe rroba, me kokën e famshme të meduzës, e cila është simboli i Versaces.

“Kam qenë i fiksuar pas Versace që në vitin 2009. Fillova të blija rroba nga Versace dhe e bëra çdo send në shtëpinë time me Versace, duke filluar nga banja e deri tek çarçafët. I vura shenjën e saj, makinës sime, pishinës, shtëpisë, madje dhe pllakave të kuzhinës. Tek bizhuteritë e mia, tapetët dhe perdet, gjithçka. Madje dhe pjatat nga të cilat haj kanë shenjën e Versaces sipër. Jeta ime është Versace”, tha ai për mediat.

Ai ka në plan të ndryshojë mbiemrin e tij në Versace dhe të hapë një kafene në Shkup po me atë emër.

“Mendoj se kafeneja do jetë shumë tërheqëse për klientelën dhe kam në plan të ftoj legjendaren Donatella Versace, për të bërë inagurimin”, u shpreh ai.

 

 

SHKARKO APP