Të martohesh me një kukull seksi
Shoqërues në jetë nuk janë vetëm frymorët por dhe të tjerë. Nisur nga vetmia, një fotograf koreano-jugor ka gjetur një shoqërues që gjatë gjithë kohës rri e heshtur. Këtë jetë ai e ka postuar në Instagram, ku disa foto që tregojnë përditshmërinë e tij me të dashurën, e cila nuk është një qënie njerëzore, por një kukull.
Edhe pse shumica e njerëzve thonë se marrëdhënia me një kukull seksi nuk mund të quhet marrëdhënie e vërtetë, June Korea, fotografi nga Korea e Jugut, tregon në foto se ka një lidhje emocionale me të dashurën e tij plastike.
Ai në instagramin që i ka hapur Evës, shkuran se ajo është një kukull me të cilin ai ndan jetën e tij të përditshme, në botën gjithë fantazi që ai krijoi.
June pranon se ishte vetmia ajo që e shtyu që të blinte kukullën që e quajti Eva, me të cilën ha, fle dhe udhëton kudo. 34-vjeçari ka tërhequr plot 1300 ndjekës në Instagram me fotot e tij.
R.SH