Të mbijetuarit nga kanceri kanë rrezik më të madh të vdesin nga zemra
Më shumë se një në 10 pacientë me kancer vdesin më shumë nga problemet e zemrës dhe enëve të gjakut, sesa nga sëmundja e tyre fillestare, sipas një studimi.
European Heart Journal mori në studim 3 milionë pacientë në SHBA me 28 lloje të ndryshme kanceri në 40 vite.
Sipas studiuesve, të mbijetuarit nga kanceri duhet ti kushtojnë shumë vëmendje rrezikut kardiovaskular.
Ekspertët britanikë thonë se mjekët duhet të jenë më të vetëdijshëm dhe të monitorojnë pacientët në përputhje me rrethanat.
Midis 3.23 milion pacientëve me kancer të marrë në studim, 38% vdiqën nga kanceri dhe 11% nga sëmundjet kardiovaskulare (CVD), prej të cilave, 3/4 ishin nga sëmundjet e zemrës.
Përqindja e të mbijetuarve nga kanceri që vdesin nga CVD ishte më e lartë tek ata me sëmundje të fshikëzës, laringut, prostatës, mitrës, zorrëve dhe gjoksit.
Rreziku në vitin e parë mund të shpjegohet me efektet e kimioterapisë ose trajtimit me rrezatim në trupat e njerëzve.
“Rritja e vetëdijes për këtë rrezik mund të nxisë të mbijetuarit nga kanceri të kujdesen për të pasur një jetë të shëndetshme për mosshfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për rrezikun e përsëritjes së kancerit,”-tha onkologu Nicholas Zaorsky, nga Instituti i Kancerit Penn State, i cili drejtoi studimin.