Të paktën edhe dy planete të tjerë në sistemin tonë
Kur pjesa më e madhe e teleskopëve janë drejtuar përtej kufijve të galaksisë tonë, duke zbuluar rreth 1 mijë planete që mund të jenë miqësorë me jetën, një hipotezë e re mund të ndryshojë shumë nga ajo që mësojmë sot për vetë sistemin tonë diellor.
Shkencëtarë dhe astronomë besojnë se përtej Platonit, në atë që njihet si ‘zona periferike’ e sistemit tonë diellor janë të paktën edhe dy planetë të tjerë që presin të zbulohen.
Teoria është ngritur pas vëzhgimeve të një mase asteroidësh dhe kometash përtej Neptunit që lëvizin në një mënyrë që shpjegohet vetëm me faktin se atje ndodhet një planet me fushë gravitacionale të fuqishme që kushtëzon lëvizjen e këtyre trupave, transmeton tch.
Debati për ekzistencën e një tjetër planeti përtej Plutonit në komunitetin e astronomëve dhe shkencëtarëve të hapësirës zhvillohet prej dekadash, dhe pavarësisht këndvështrimeve të ndryshme, të gjitha teoritë e deritanishme i bashkonte sasia; ajo e një planeti. Por përllogaritjet e “Complutense University” në Madrid dhe ato të Universitetit të Kembrixhit sugjerojnë që ka më shumë se sa një planet tjetër