Të qarit ju bën një njeri dhe mik më të mirë…

Një qenie njerëzore nuk është aq e paprekshme, sa të mos ndjejë dhimbje e gëzim. Madje ka shumë rrethana që gjendja emocionale e njerëzve mund të jetë aq e ngarkuar, saqë e vetmja gjë që dëshirojnë është të qajnë. Eskpertët e shëndetit shprehen se, të qash është një nga gjërat më të shëndetshme për t’u bërë, çka demostron forcë dhe fleksibilitet. Sipas studiusve, njerëzit që qajnë janë kategoria e njerëzve më të fortë. Ndoshta tingëllon klishe, por në fakt është e vërtetë. Njerëzit që qajnë vazhdimisht kanë këto tipare:

–Janë shumë të aftë të kontrollojnë dhe të përballen me stresin;

– Të qarit është një shenjë që nuk jeni aspak të frikësuar për ndjesitë tuaja.

– Të qarit tregon se një person është mjaftueshëm i fortë, sa të mos e vrasë mendjen se çfarë thonë, apo mendojnë njerëzit.

– Të qarit ju bën një njeri dhe mik më të mirë.

SHKARKO APP