Teleskopi “Kepler” zbulon dy planete, në të cilët mund të ketë jetë

Teleskopi i NASA-s “Kepler” sapo zbuloi dy planete, në të cilët mund të ketë jetë. Një skuadër ndërkombëtare e NASA-s, duke përdorur teleskopin “Kepler”, njoftuan se kanë zbuluar më shumë se 100 planete të cilët ndodhen jashtë sistemit tonë diellor. Në mes tyre, është një sistem diellor i përbërë nga katër planete afërsisht 181 vite dritë larg sistemit tonë diellor, për të cilin shkencëtarët besojnë se ka shanse që mund të ketë jetë. Kërkuesit sygjerojnë se të gjithë këto planete mund të jenë me natyrë shkëmbore, ndërsa ylli i tyre qendror, i quajtur “K2-72” është relativisht i ftohte, që do të thotë se dy prej tyre mund të jenë të banueshëm. Ndërsa planetet e tjera rreth “K2-72”-shit konsiderohen si të vegjël, ata mund të jenë rreth 20-50 për qind më të mëdhenj se diametri i Tokës. Me hedhjen e “Kepler” ne hapësirë, astronautët tentojnë të zbulojnë më tej këto botë aliene, duke përdorur teleskopë të tjerë, hapësinorë dhe tokësorë, me shpresën se observatorët e rinj do sjellin të dhëna të reja mbi përbërjen e këtyre planeteve dhe mundësinë që ata kanë për te zhvilluar jetën.

SHKARKO APP