Teoricienët besojnë se fundi i botës është afër
‘Kërkuesit e së vërtetës’ besojnë se fundi i botës është afër – dhe ata po pretendojnë se këtë herë kjo është e vërtetë.
Parashikimi më i fundit i apokalipsit ka përhapur konspiracion nëpër shumë ueb-faqe në internet, dhe teoricienët besojnë se e gjitha kjo ka të bëjë me hënën e natës së mbrëmshme.
Fenomeni natyror ‘hëna gjak’ e bën hënën të duket më e kuqe në ngjyrë dhe shumë më të ndritshme se zakonisht, si rezultat i pozitës së saj në qiellin e natës, transmeton Gazeta Express.
E njohur edhe si ‘hëna e gjuetarit’, ngjarja hënore e natës së mbrëmshme ishte veçanërisht mbresëlënëse, pasi u quajt edhe ‘superhënë’.
Një superhënë duket më e ndritshme se zakonisht, për shkak se hëna e plotë del në të njëjtën kohë kur është në pikën e saj më të afërt me Tokën gjatë një cikli hënor.
Dhe kjo hënë e natës së mbrëmshme bëri që entuziastët e apokalipsit, falë një paralajmërimi biblik, të besojnë se kjo hënë sinjalizon fundin e njerëzimit.
Profecia e ‘hënës gjak’, një teori e njohur në mesin e teoricienëve, thotë se kjo ndodhi natyrore paralajmëron se Toka do të shkatërrohet.
Siç thuhet, hëna sinjalizon se Planeti X, i njohur edhe si Planeti 9, është në rrugën e tij drejt Tokës për t’i dhënë fund asaj.
Planeti besohet se kalon pranë Tokës çdo disa mijëra vjet, dhe besimtarët e kësaj profecie të hënës së gjakut pretendojnë se tërheqja e tij gravitacionale do të shkatërrojë planetin tonë.
Teoria biblike besohet se rrjedh nga një citim në Librin e Joelit, ku shkruhet: “Dielli do të kthehet në terr dhe hëna në gjak, para se dita e madhe dhe e tmerrshme e Zotit të vije”.