Thika e faraonit është bërë me material jashtëtokësor

Arkeologë italianë kanë analizuar thikën e gjetur në varrin e Tutankhamunit, faraonit egjiptian që ka mbretëruar 3340 vite më parë.

Shkencëtarë thonë se përbërja është nga gurë meteoritësh, pasi përqendrimi i nikelit në materialet tokësore është rreth 4%, ndërsa thika e mbretit Tut e ka 11%.

Ajo që i bindi përfundimisht shkencëtarët ishte prania e kobaltit në hekur, një element që nuk gjendet në metalet tokësore, por që gjendet bollshëm në meteoritet e krijuara që në fillim të sistemit diellor.

Zbulimi është botuar në gazetën e “Shkenca Planetare dhe Meteorike”, (Meteoritics and Planetary Science). Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që metalet e lashta kanë përbërje meteoritesh.

Kur gërmimi për metale nuk njihej aq gjerësisht dhe kërkesa për metale ishte shumë e lartë mes pasanikëve të fuqishëm, njerëzit gjenin gurë meteorësh mbi sipërfaqen e tokës të cilat i shkrinin.

SHKARKO APP