Thyhet rekordi i udhëtimit me balonë
Pilotët e një balone të mbushur me helium, qe po fluturojnë mbi Oqeanin Paqësor, të premten thyen rekordin e kohëzgjatjes së udhëtimit me një balonë të tillë, duke shënuar më shumë se 138 orë në ajër.
Pilotët Troy Bradley dhe Leonid Tiukhtyaev u drejtuan kah jugu, përgjatë bregdetit të Kalifornisë, kur ata tejkaluan rekordin e deritashëm me kohëzgjatje prej 137 orësh, 5 minuta dhe 50 sekonda.
Ky rekord ishte vendosur në vitin 1978 kur Ben Abruzzo, Maxie Anderson dhe Larry Neëman bënë fluturimin e parë trans-Atlantik me balonë.
Kur u shënua rekordi i ri, pjesëtarët e ekipit të kontrollit të misionit brohoritën dhe mbajtën në duar telefonët e tyre për të dokumentuar këtë moment.