“Time” zgjedh ‘person të vitit’ gratë që folën hapur për abuzimet seksuale

Disa të famshëm nga Hollivudi të quajtur “zëra që kanë lançuar një lëvizje”, janë zgjedhur si “Person i vitit 2017” i revistës prestigjoze britanike “Time”. Revista TIME ka njoftuar se personi i vitit i zgjedhur nga ata është një grup njerëzish që kanë folur hapur për sulmet seksuale. Lajmin e bëri të ditur Kryeredaktori i revistës, Edward Felsenthal, në emisionin NBC Today. Çmimi u vendos nga gazetarët e “Time” dhe shkon tek personi, ose grupi i cili ka pasur më shumë ndikim në lajmet e vitit për më mirë ose më keq. Të famshmit që “Time” zgjodhi t’i japë çmimin janë aktorja Ashley Judd, këngëtarja Taylor Swift, Rose McGowan, Alyssa Milano, Tarana Burke dhe Selma Blair. Të gjitha këto gra bënë publike me tregimet e ngacmimeve seksuale që ata pretendonin se hasën në vendin e punës.

 

SHKARKO APP