Tmerrohen banorët në Kinë, lumi kthehet në “gjak”
Banorët e një qyteze kineze janë përballur më një skenë të denjë për film horror. Uji i lumit që kalonte nëpër qytezë ishte kthyer në “gjak”. Uji, përveç ngjyrës së kuqe, kishte edhe një shije të hidhur. Zyrtarët e mbrojtjes së mjedisit në qytetin e Jiujang në Kinë zbuluan se anomalia ishte shkaktuar nga rrjedhjet nga një thertore aty afër. Stafi i thertores së madhe besohet të ketë qenë i pavetëdijshëm për problemin. Një banor lokal tha se lumi filloi papritur të mbushej me gjak, duke bërë që gjithë qyteti të mblidhej në brigjet e tij.