Tmerrohet nusja, stresi i dasmës i shkakton sëmundjen e pazakontë

Një nuse e fiksuar pas detajeve të saj të dasmës pësoi një gjendje shoku kur vuri re se në trupin e saj po përhapesh njolla të bardha. Sipas mjekëve gjendja e pazakontë iu shkaktua nga stresi i planifikimit të ditës së saj të madhe. Kandice Benford, 32 vjeç, u çudit kur njollat e bardha filluan të përhapeshin mbi trupin e saj, duke humbur kështu pigmentin e errët të lëkurës. Sëmundja quhet Vitiligo dhe megjithëse shkaku i saj i saktë nuk dihet, stresi dhe trauma emocionale mund të jetë një ndër shkaktarët kryesorë. “Unë mendoj se stresi e shkaktoi atë, sepse kur u stresova fillova të shoh një njollë të bardhë në hundë dhe filloi të përhapet më shumë,” tha Kandice. “Ishte sikur ndodhi brenda natës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?