Tradhtia/ Kjo pamje i kushtoi rëndë këtij burri
Ndonjëherë fotot mund të na “fundosin”! Mjafton të shihet rasti i këtij burri. Nazar Grynko mori divorcin pasi bashkëshortja e tij dalloi pamjen nga dritarja e dhomës së gjumit mes disa fotografive të një gruaje tjetër.
Yulia Agranovych nga Rusia e zbuloi pamjen familjare mes disa fotografive të publikuara në rrjetin social nga Vlada Abramovich.
Ajo nisi të kontrollonte fotografitë e tjera të Vladës dhe në këtë mënyrë zbuloi edhe një foto të bashkëshortit të saj dhe vendosi që të përballej me të.
“Nuk po kërkoja asgjë, ishte një mëngjes normal. Si çdo njeri tjetër në shekullin e 21 e nisa ditën duke parë faqen e pare të Instagram dhe papritur pashë këtë fotografi. Rezultoi se kjo grua dhe unë kishim të njëjtët ndjekësa. Një moment që vizitova profilin e saj gjeta mjaft foto interesante, përfshirë atë të bashkëshortit tim”, u shpreh Yulia nga St Petersburg.
Fillimisht bashkëshorti mohoi gjithçka, por më vonë pranoi se në fakt kishte pasur disa të dashura gjatë martesës së tyre.