Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Shenja e horoskopit e një personi mund të thotë shumë për të. Horoskopi mund t’ju thotë sa të ngjarë keni ta tradhtoni partnerin tuaj.

1. Dashi është shenjë shumë energjike, spontane dhe rrallë herë e guximshme. Ata ndonjëherë janë të cekët, të paduruar dhe janë shumë egoistë. Duke patur parasysh këto gjëra, çelësi juaj qëndron tek komunikimi me të tjerët.

2. Demat janë praktikë, besnikë, sensualë dhe të qëndrueshëm. Janë persona sensualë dhe ka gjithmonë një shans që të devijojni. Mos kini frikë t’i shtoni gjërave romanticitet.

3. Binjakët karakterizohen nga dy anë të ndryshme që i bëjnë ata gjithnjë jodeçizivë. Ata janë të shoqërueshëm, komunikativë dhe kanë një personalitet të mirë. Ata mund të përfshihen me një tjetër person kur e shohin se partneri i tyre nuk u jep ata që duan. Përpiquni të vlerësoni gjithnjë anët e mira të partnerit tuaj.

4. Gaforret janë shenja të ndjeshme që duan qëndrueshmëri. Ata janë shumë besnikë dhe nuk ka gjasa të tradhtojnë si shumica e shenjave të tjera. Ata e vënë gjithnjë partnerin para vetes sepse nuk duan në asnjë mënyrë që ai të lëndohet.

5. Luanëve i pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes dhe janë gjithashtu dhe krenarë. Ata duan shumë vëmendje dhe të jenë gjithmonë tema kryesore e një bisede dhe këtë duhet t’ia bëjnë të ditur partnerit të tyre, nëse ndodh e kundërta ata do tërhiqen nga një person tjetër.

6. Virgjëreshat janë shenjë e zgjuar, e qëndrueshme dhe praktike. Ato janë perfeksionistë dhe kanë shumicën e kohës mendime negative. Janë shenja besnike por mund të tradhtojnë kur mbajnë mëri ndaj dikujt.

7. Peshoret e kanë shumë të vështirë të refuzojnë dikë, por nuk tradhtojnë fizikisht. Ata e admirojnë dikë nga larg dhe fillojnë ta pëlqejnë pa i thënë gjë.

8. Akrepat janë shenja shumë pasionante. Ata janë shenja më sensuale e zodiakut, por duan përkushtim dhe siguri në nëj lidhje. Në vend që të tradhtojnë ata kërkojnë një partner të devotshëm.

9. Shigjetarët janë shenja kurioze, energjike dhe eksroverte. Ata janë të padurueshëm dhe adhurojnë të jenë në lëvizje. Ata nuk janë të zotët t’i fshehin gjërat dhe nëse tradhtojnë kjo gjë do bëhet menjëherë e ditur. Komunikimi me partnerin mund ta shpëtoje tradhtinë e tyre.

10. Bricjapët janë shenja të vendosura dhe ambicioze. Ata janë shumë mosbesues. Qëndron një mundësi e vogël që ata të tradhtojnë dhe duhet të kenë një partner të ngjashëm me veten.

11. Ujorët janë persona besnikë dhe të afeksionuar pas partnerit, por mund të bëhen dhe të paparashikueshëm dhe të fiksohen tek diçka njëherë e mirë. Mund të flirtojnë me dikë dhe janë një shenjë monogami.

12. Peshqit janë artistikë, bujarë dhe të dhembshur. Ata kanë shumë frikë në një lidhje dhe kalojnë momente trishtimi dhe mendimi për këtë. Shansi që ata të tradhtojnë është shumë i vakët. Nëse e bëjnë do ndihen fajtorë përjetë. Ata kanë nevojë për një person që është po i aq i mirë sa ata.

SHKARKO APP