Tradita farefisnore, Evo Morales dikur e pinte urinën si ilaç

Presidenti bolivian Evo Morales, anëtar i fisit indigjen Aymara, i cili ka lindur dhe rritur në një zonë të largët të vargmaleve të Andeve, ditë më parë zbuloi se dikur dinte ta shëronte veten duke e pirë urinën e tij. “Kur jetoja në fshat e përdorja lampajën dhe Wiru-Wiru për të shëruar kollën, por edhe nuk mund të gënjej, urinën. Kur mjeku më tha ‘Pije urinën, ajo është e mirë’, unë jam shëruar duke pirë urinën, ajo ishte ilaçi im”, tha Morales në një ceremoni në rajonin e Cochabamba, ku mori pjesë në vënien në veprim të pajisjeve mjekësore moderne. Lampaja dhe Wira Wira janë bimë, të cilat përdoren në trajtimin shtëpiak tradicional të kollitjes, ftohjes dhe reumatizmit. Gjatë ceremonisë, presidenti tha edhe se mjekët bolivianë do të duhej t’i kombinojnë mjetet e mjekësisë tradicionale, të cilat edhe sot përdoren shpesh në zonat e varfëra indigjene të vendit, me metodat e trajtimit të përshkruara nga mjekësia moderne.

SHKARKO APP