Trafikanti i drogës ngatërron taksinë me makinën e policisë
Një burrë që mbante rreth 1 000 cigare kanabis hyri gabimisht në një makinë policie duke besuar se ishte një taksi.
Burri nga Christiania, e Kopenhagës në Danimarkë përfundoi vetë në “gojën e ujkut”.
“Natën e kaluar një tregtar i kanabisit nga Christiania i cili donte të shkonte në shtëpi shpejt mori një taksi. Ai pati një surprizë të madhe kur e kuptoi se ishte ulur në të vërtetë në një makinë policore”, shkroi policia vendase.
“Punonjësit e policisë ishin të lumtur ta shihnin atë, pasi ai mbante rreth 1.000 cigare.”
Policia daneze ka nisur bastisjet në përpjekur për të shtypur trafikun e drogës në enklavë.