Një 71-vjeçare asimptomatike nga SHBA u zbulua se po transmetonte koronavirusin për 70 ditë pas infektimit të saj. Edhe me sistem imunitar të dobët, shkenëctarët zbuluan se asnjë rast i tillë i transmetueshmërie nuk ishte gjetur kurrë në të gjithë botën.

Një 71-vjeçare në Uashington u zbulua se po transmetonte koronavirusin SARS-CoV-2 për 70 ditë pas infektimit të saj, megjithëse asnjëherë nuk shfaqi as simptomën më të vogël të Covid-19 gjatë kësaj kohe.

Gruaja ka një sistem imunitar të dobët, pasi vuan nga kanceri i gjakut (leuçemia),dhe si rezultat e ka shumë të vështirë të “pastrojë” virusin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithëse shkencëtarët dyshuan se njerëzit me imunitet të dobësuar në përgjithësi transmetonin koronavirusin zakonisht për më shumë kohë se të tjerët, asnjë rast i tillë i transmetueshmërisë 70-ditore nuk ishte gjetur kurrë ndërkombëtarisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Studiuesit, të udhëhequr nga virologu Vincent Munster i Institutit Kombëtar Amerikan të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID), tha se “ndërsa koronavirusi vazhdon të përhapet, më shumë njerëz me çrregullime imunosupresive do të infektohen, dhe kjo është e rëndësishme për të kuptuar sesi SARS-CoV-2 sillet në këto popullata”.

Gruaja u infektua në fund të Shkurtit, në një klinikë ku ishte trajtuar për anemi për shkak të kancerit dhe u diagnostikua me koronavirus në 2 Mars.

Ajo që nga ajo kohë i është nënshtruar dhjetra testeve dhe virusi është zbuluar vazhdimisht në trupin e saj për 105 ditë, ndërsa grimcat e virusit infektiv – të afta për të transmetuar sëmundjen tek të tjerët – u zbuluan për të paktën 70 ditë.

Pamundësia e sistemit të saj imunitar për t’i “përgjigjur” virusit u tregua nga fakti se nuk kishte antitrupa kundër tij në gjakun e saj.

Në mënyrë tipike, pacientët me Covid-19 janë ngjitës për rreth tetë ditë pas infeksionit fillestar. Rasti i mëparshëm më i gjatë ishte një pacient i cili u zbulua të ishte infektiv për 20 ditë.

Mbetet gjithashtu e diskutueshme pse ajo nuk tregoi asnjë simptomë, pavarësisht nga sistemi i saj i dobësuar imunitar, pasi këta pacientë janë në rrezik më të madh të Covid-19 të rëndë me pneumoni.

Virologu Munster tha se kjo mbetet ende “mister”, megjithëse theksoi se mund të jetë një rast i izoluar.