Transplanti që i dhuroi një fytyrë të re zjarrfikësit, pas 70 operacionesh kirurgjike
Një zjarrfikës 41 vjeçar nga Mississippi jetën do ta vazhdojë me fytyrën e një motoristi 26 vjeçar nga Brooklyni. Kjo pasi ai iu ka nënshtruar një operacioni plastik, më të shtrenjtit në histori të këtij lloji të bërë ndonjëherë. Operacioni u realizua në New York University Langone Madical Center. Zjarrfikësi Patrick Hardison, kishte intervenuar në një shtëpi që po digjej, kulmi i shtëpisë ra mbi të dhe maska e tij e punës iu dogj në fytyrë. Ai kishte shpëtuar vetëm pasi ishte hedhur nga dritarja e shtëpisë. Dëmtimi e kishte shkatërruar në tërësi fytyrën e Patrickut, ai kishte djegje pos në fytyrë, edhe në qafë dhe gjithkah nëpër kokë. Hardison pati më shumë se 70 operacione kirurgjike. Por atij i nevojitej transplantim i një fytyre, dhe ishte në pritje të saj.