Tren nazist plot me ar në Poloni
Dy polakë pretendojnë se kanë rënë në gjurmët e një treni nazist, që përflitet se është i mbushur plot me ar, diamantë dhe armë të Luftës së Dytë Botërore.
Besohet se treni u zhduk në afërsi të qytetit Wroclaw në vitin 1945, teksa trupat gjermane po humbisnin terren ndaj Ushtrisë së Kuqe.
Një firmë ligjore në jug-lindje të Polonisë thotë se është kontaktuar nga dy persona. Mediat polake thonë se dy personat kërkojnë 10 përqind të vlerës arit të zbuluar.
Mediat vendase thonë se pretendimi i dy personave përputhet me gojëdhënat vendase që flasin për një tren të mbushur plot me ar, diamantë dhe armë që u zhduk në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Megjithatë, një drejtues vendorë shprehet skeptik për këto pretendime, por nuk mohon se vënien në punë të autoriteteve për verifikimin e tyre.
“Avokatë, ushtria, policia dhe zjarrfikësit po merren me këtë çështje. Në zonë nuk është gërrmuar kurrë më parë dhe ne nuk ja kemi idenë se çfarë mund të gjejmë nën sipërfaqe”, thotë për Reuters Marika Tokarska, një zyrtare e qytezës Walbryzch, ku besohet se është treni.
Në faqet informative në internet, thuhet se treni është i blinduar dhe i pajisur me armë të kalibreve të ndryshme në anë të tij. Besohet se gjatësia e trenit shkon deri në 150 metra dhe ka në bord mbi 300 tonë ar dhe gurë me vlerë.
Identiteti i dy personave që pretendojnë zbulimin nuk bëhet publik, por mediat polake thonë se bëhet fjalë për një shtetas polak, banor lokal dhe një shtetas gjerman.
Kjo nuk është hera e parë që gërrmohet për gjetjen e këtij treni. Në të shkuarën janë ndërmarrë një sërë ekspeditash të tilla, por që kanë rezultuar pa sukses.