Treni i parë i hapur në botë në Zvicër
Zvicra fundjavën e kaluar ka vënë në përdorim publik hekurudhën për ngjitjen në male për vetëm katër minuta. Është dizajnuar posaçërisht me vagonë cilindrikë, ku udhëtarët mund të qëndrojnë në këmbë.
Hekurudha lidh qytetin Schwyz dhe fshatin alpin Stos, në gjatësi prej 750 metrash, ndërkohë që ngjitja përpjetë është e shkallës 110 për qind.
Ndërtimi i hekurudhës në Stos zgjati 14 vjet dhe kushtoi 53 milionë franga zvicerane, raporton BBC. Zëdhënësi Ivan Steiner thotë se fundi i projektit u prit me krenari të madhe për të gjithë ata që morën pjesë në të, shkruan albinfo.ch.
Në një vend malor si Zvicra, ku fëmijët përdorin rregullisht një teleferik për të shkuar në shkollë, kjo linjë do të lidhë dy komunitete lokale dhe do të bëhet një atraksion turistik.