Tronditen shkencëtarët: Ajo që kemi zbuluar nën akullin e Antarktidës mund të shkatërrojë Tokën
Zbulimi më i fundit që është bërë në Antarktidë ka frikësuar shkencëtarët. Ata kanë zbuluar 91 vullkane të fshehura nën akuj.
Ky zbulim tregon se rajoni më i madh vullkanik në Tokë ndodhet poshtë shtresës së akullt që mbulon Antarktidën.
Vullkanet janë në disa metra lartësi, nga 100 metra deri në 3850 m. Nëse ata shpërthejnë fundi i Tokës është i sigurtë shprehen shkencëtarët.
“Vargu ka ngjashmëri me kreshtën vullkanike në lindje të Afrikës, ku mendohej se ishte përqendrimi më i dendur i vullkaneve në botë”,- kanë thënë gjeologët.
Ende nuk është zbuluar nëse vullkanet janë aktivë, por nëse ngrohet klima, mendohet se aktiviteti vullkanik në atë zonë mund të rritet. Studimi është kryer nga studiues të Universitetit të Edinburgut.