Tronditen shkencëtarët, lind boa me dy koka dhe dy zemra

Një gjarpër ka lindur me dy koka dhe dy zemra. Boa, 2 javëshe është shfaqur në një program në “National Geographic”. Dy kokat dhe zemrat e gjarprit dalin nga një trup i përbashkët, raportoi “National Geographic”. Të dy kokat arrijnë të kontrollojnë veçmas hapësirën e tyre dhe lëvizin me lehtësi gjuhën. Gjarpri u dërgua tek veterineri për ekzaminim. Një rreze X zbuloi se zvarraniku ka dy zemra funksionale brenda. Por krijesa me dy koka ka vetëm një grup organesh të brendshme. “U trondita kur zbulova se kishte dy zemra. Por ishte e mahnitshme të kuptoje se gjarpri binjak siamez ishin në të vërtetë dy gjapërinj në një lëkurë të përbashkët”, tha Dr. Thielen. Dr Thielen tha se kurrë më parë nuk kishte parë një boa me dy koka.

SHKARKO APP