Truke që shoferët duhet t’i dinë gjatë dimrit,shmangni problemet e makinës
Dimri është përgjithësisht një periudhë e vështirë jo vetëm për njerëzit por dhe për shoferët. Ndryshimi i gomave, pastrimi i borës dhe akullit nga makina në mëngjes janë disa nga problemet me të cilat mund të përballen çdo ditë shoferët.
Ngrirja e xhamit
Një mënyrë e mirë për të shkrirë akullin në xhamin e makinës është uthulla. Përziejeni me ujë (përdorni një raport 3: 1) dhe spërkateni në xhama për t’i pastruar. Një mënyrë tjetër efektive është: Në një shishe, hidhni pak alkool, ujë dhe detergjent enësh.
Lironi dorezën nga ngrica
Një mënyrë e thjeshtë është përdorimi i pastruesit të rregullt të duarve. Alkooli do ta heqë akullin dhe do t’ju lejojë ta zhbllokoni dorezën. Thjesht vendosni disa pika pastrues dore mbi çelësin ose në vrimën e çelësit. Një tjetër mënyrë është ta ngrohni çelësin e makinës me një shkrepës ose çakmak dhe futeni në bravë.
Si ta parandaloni: Për të mos ngrirë një bravë makine, provoni të spërkatni pak anti-freez në vrimën e çelësit. Nëse i kushtoni vëmendje kësaj procedure para ditëve të ftohta, do t’i kurseni vetes shumë telashe!
Avulli tek xhamat
Kur krijohet avull tek xhamat, një mënyrë e thjeshtë për ta larguar është duke i fërkuar më një fshirëse dërrase. Ky truk do ta pastrojë lehtësisht xhamin. Një këshillë: Mos lini shishe me ujë të hapur ose pije të tjera në makinë brenda natës.
Ngrirja e pasqyrave anësore
Për ta shmangur akullin nga pasqyrat anësore, mjafton t’i mbuloni gjatë natës me një qese plastike në vend të një shiriti gome. Kur të hiqni qeset të nesërmen, do të vini re se nuk do të ketë akull tek pasqyrat.
Nëse makina ka ngecur në dëborë
Nëse e ngisni makinën në ditë të ftohta me borë, një ide e mirë është të mbani në bagazhin tuaj një pako me mbeturina maceje. Hidhni pak nga kjo përpara gomave do të dilni lehtë nga situata. Një tjetër truk është përdorimi i tapicerive.