Turisti zhytet në ujërat e akullta në temperaturën -60 gradë

Në fshatin më të ftohtë ku temperaturat janë -60 gradë celcius dhe qerpikët e banorëve ngrijnë kur dalin jashtë, një turist japonez mori guximin dhe u fut në ujërat e akullta. Në videon qe po qarkullon ne internet ai shihet duke dalë nga një furgon i veshur me të brendshme dhe vrapon drejt një lumi lumi në Siberi. Ndërsa trupi i tij bie në kontakt me temperaturat e ftohta fillon të bërtasë dhe futet në ujë. Peisazhi është i mbuluar nga akulli dhe dëbora. Teksa futet në ujin e akullt ai pushon një sekondë, duke mbledhur forcën e nevojshme mendore për t’u përballur me të ftohtin, kthehet nga kamera dhe shtrihet në ujë duke ulëritur.

 

SHKARKO APP