U bllokua trafiku për 3 orë, gruaja vendos të marrë rreze dielli në asfalt
Pasi u bllokua trafiku për 3 orë në rrugë një grua ka vendosur që të merrte rreze dielli në korsinë e shpejtësisë.
Lily Willetts ishte së bashku me partnerin e saj Sam Wadsworth në rrugë për në Blackpool pasditen e së shtunës kur ngecën në trafik për shkak se një makinë kishte bërë aksident. Ndaj Lily përfitoi nga rasti të shijonte rrezet e diellit duke u shtrirë në asfalt.
27-vjeçarja vendoi një batanije në asfalt mbrapa makinës së saj dhe mori disa rreze dielli.
Përveç çiftit të bllokuar në rrugë ishin mijëra njerëz të cilët u detyruan të uleshin në makinat e tyre e të përballonin të nxehtin.