Udhëtoi nga India në Suedi me biçikletë për takuar të dashurën


Një djalë i varfër takon një vajzë të pasur. Të dy bien në dashuri. Vajza kthehet në vendlindjen e vet. Burri premton që do ta takojë, por kushtet e këqija ia pamundësojnë ta bëjë shpejtë. Ai vendosi që ta përmbush premtimin e tij por në një mënyrë shumë të veçantë e të paparë  – ai vendosi të bëjë një udhëtim me bicikletë në tetë shtete që ta takojë dashurinë e jetës së tij.

Jo, kjo nuk është një storie e Bollywood-it, por është plotësisht e vërtetë.
Kjo është historia e Praduyumna Kumar Mahanandia nga India dhe Charlotte Von Schedvin nga Suedia historia e të cilëve është e mbushur me emocion, dramë dhe shumë dashuri.
Mahanandia ka lindur në vitin 1949 në një familje të varfër në Odisha, Dhenkanal dhe për ta ishte e pamundur që t’ia financonin edukimin e tij. Por në vitin 1971 ai arriti që të hyjë në kolegjin e artit në New Delhi dhe u bë i famshëm me portretet që i realizonte. Në vitin 1975, 19 vjeçarja Charlotte Von Sledvin një studente në Londër kishte dëgjuar për talentin e këtij indiani në pikturë kështu që udhëtoi për në Indi që ta takonte për të ia bërë një portret. Në momentin kur u takuan,  Mahanandia u mahnitë nga bukuria e saj e njëjtë ndodhi edhe me Sledvin e cila e ndërroi emrin në Charulat (emër indian) dhe u martuan me rituale tradicionale.
Kur i erdhi koha që të largohej nga India ajo i kërkoi atij që të shkonte me të mirëpo për Mahanandia ishte e pamundur sepse dëshironte t’i përfundonte studimet. Kur ajo ia afroi një biletë aeroplani që ta takonte atë më vonë, Mahanandia e refuzoi duke thënë se këtë gjë do e bënte vetë dhe se nuk ka nevojë për ndihmë materiale. Pasi që ajo u largua, të dy i mbajtën kontaktet me anë të letrave. Por kushtet e këqija materiale ia pamundësuan që të blinte një biletë aeroplani, kështu bleu një bicikletë për tu ribashkuar me dashurinë e tij.

SHKARKO APP