Uji më i pastër në botë që nuk pihet
Uji ultra i pastër nuk guxon të pihet, pasi është i liruar nga të gjitha mineralet që përmban uji i ujësjellësit ose uji i burimit, shkruan Bussines Insider. Ky lloj uji përdoret në fabrika të ndryshme të pastrimit të elektronikës si gjysmëpërçuesit. “Mikroprocesorët janë aq të vogël saqë edhe grimcat e vogla të pluhurit në to shkaktojne probleme të tilla si gur. Uji ultra i pastër përdoret për të shpëlarë çipat ndërmjet shtresave”, thotë Garry Pitts nga GE Power. Ky lloj uji filtrohet në atë masë, saqë nuk përmban më asgjë absolutisht nga mineralet ose papastërtitë. Ai përmban vetëm hidrogjen dhe oksigjen, H2O, dhe gjithashtu ka një ngarkesë negative shumë të lehtë elektrike. Kjo do të thotë se kur bëhet fjalë për një lloj metali apo minerali, ajo e thith atë. Për shkak të vetive të tilla, ky lloj uji nuk është për konsum. Sapo ta keni pirë, ky lloj uji fillon të nxjerrë mineralet nga trupi juaj. Përveç kësaj, ai nuk përbën një kënaqësi sikurse uji i zakonshëm, pasi janë mineralet ato që i japin shijen ujit.