Uji më i vjetër se Dielli
Një gotë me ujë është më e vjetër se ju e mendoni. Aktualisht më antike që ju mund ta imagjinoni.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt kërkimeve tona nëse dëshirojmë të dimë a ka jetë në planete të tjera”, tha profesor Tim Harries nga Universiteti i Exeter, anëtarë i skuadrës së hulumtimit. “Ne e dimë që uji është vital për zhvillimin e jetës në Tokë, por është e mundshme që uji i Tokës e ka origjinën nga një gjendje specifike e sistemit tonë të hershëm solar dhe në këto rrethana duhet bërë kërkime jashtë kontekstit të mëparshëm”.
Gjetjet kanë rritur mundësitë që uji mund të jetë i pranishëm edhe në planetët e tjera. Studimi konfirmon që mënyra e cila gjendet në sistemin tonë solar nuk është unike, e cila gjë do të thotë që zbulimi jep një fakt të rëndësishëm që në galaktikë mund të këtë afër 2000 ekzoplanete që mund të jenë zbuluar deri me tani por askush nuk e di se çfarë ka në to dhe ato ende presin të zbulohen. Sipas llogaritjeve, çdo yll në galaksinë e rrogës së qumështit ka së paku një planet të këtillë.
Është me vlerë të themi se uji nuk e ka privilegjin ekskluziv në planetin tonë. Në fakt, më shumë prova mund të gjenden nëse shikohet me në detale në sistemin tonë solar. Në përgjithësi, akulli i ujit është i pranishëm në kometa dhe asteroide, derisa në planetët e tjera të sistemit tonë solarë dhe në hënat e tyre, siç janë hënat e Jupiterit Europa apo ajo e Saturnit, Enceladus.
Teoria ekzistuese për kozmologjinë moderne tregon që uji ka ardhur nga nebuloza apo njolla diellore, apo nga e ashtuquajtura disku proto-planetar solar, një re e pluhurit dhe gazit që gjendet në rrethinat që formojnë Diellin. Tani, studiuesit nga Universiteti i Michigamit të udhëhequr nga studenti PhD, Ilse Celeeves kanë vendosur të zbulojnë atë se a ka ekzistuar uji në diskun proto-planetar të Diellit apo ai është formuar me lindjen e Sistemit Solar.
“Nëse uji në fillet e Sistemit tonë Solarë ishte në formën e akullit në hapësirën ndëryjore, atëherë ai ka mundur të jetë i njëjtë me akullin, bashkë me materien pre biotike organike në përmbajtje, që ishte me shumicë në tërë diskun proto-planetarë rreth yjeve që formoheshin”, thotë bashkautori i studimit nga Instituti Carnegie, Conel Alexander.
“Por, nëse uji në sistemin tonë të hershëm solar ishte rezultat i proceseve kimike lokale gjatë lindjes se diellit, atëherë është e mundshme që begatia e llojeve të ujit në formimin e sistemeve planetare, në të cilat mund të këtë implikime të zakonshme, atëherë mund të themi se ka jetë edhe në planetë të tjera”.
Për të gjetur se kur është formuar uji, hulumtuesit kanë simuluar një model me dy llojet të ujit të akullt – hidrogjenin normal që gjendet në ujin bazik dhe të ashtuquajturin “ujin e rëndë” që përmban izotope deuteriumi të hidrogjenit, i cili mund të gjendet në kometa, meteor dhe në hapësirat oqeanike.
Për të rikrijuar kushtet ashtu si formohen në sistemin solarë, shkencëtarët kanë simuluar një nebulozë solare pa ujin e rëndë të ngrirë, në mënyrë që të zbulojnë nëse sistemi solar do të ishte në gjendje për të gjeneruar fuqitë e deuteriuimit nga reaksionet kimike në nebulozë. Si rezultat, është zbuluar që sistemi nuk mund të prodhojë ujë të rëndë; kështu që mund të konstatohet që uji ka ekzistuar para diskut proto-planetar të Diellit.
Sipas rezultatit të simulimit, 30 deri në 50 për qind e ujit ka origjinë nga nebuloza solare, një gjë e e cila do të thotë se uji është afërsisht një milion vjet më i vjetër së sistemi solar.
“Gjetjet tona tregojnë që copat e mëdha të ujit në sistemin Solar, janë përbërjet më fundamentale për jetën, që tregon se uji është më i vjetër se Dielli, e cila gjë tregon që teoria e tyre ka bërë që të kemi akuj ndëryjor që mund të zbulohen në të gjitha planetët e reja të sistemit tonë planetar”, konkludon Alexander.
Gjetjet i shtohet bollëkut të provave që uji dhe mandej jeta nuk është një gjë ekskluzive në planetin tonë…varësisht nga shkëmbim i paradigmës në mënyrën se si e shohim ne planetin tonë.