Ujku rrezikon vdekjen nga dreri që e sulmon pa mëshirë

Ky është një shembull mahnitës se si një nënë mund të bëjë gjithçka për të mbrojtur të vegjlit e saj.

Një femër dre sulmoi dhe ndoqi për qindra metra një ujk, që u përpoq të sulmonte pasardhësit e saj në një nga malet e Rusisë.

Fotograf Pavel Mudrov, kapi pamjet video të ndryshimit të habitshëm të rolit ndërsa punonte në rezervatin e Kaukazit të Rusisë si pjesë e një ekspedite shkencore.

Mudrov thotë se nëna ka gjasa se u frymëzua për të ndjekur grabitqarin, pasi ai sulmoi të rinjtë e saj.

Video e mrekullueshme tregon ujkun që kalon nëpër kodra, ndërsa përpiqet me dëshpërim për të shpëtuar nga dreri i madh.

Në një moment, ujku duket i destinuar për vdekje, pasi nëna e sulmon me këmbët e saj, por ai arrin t’i shpëtojë sulmit.

Përfundimisht, dreri heq dorë nga ndjekja, por ujku me fat do të mendojë dy herë para se të sulmojë një tjetër.

Deer CHASE - Олень гонит волка! A deer chasing a wolf in Russian mountains!

SHKARKO APP