Ukraina në Eurovision, këngë “si na dëboi Stalini në ’44-ën”

Kënga e Ukrainës që do ta përfaqësojë atë në festivalin europian “Eurovision Song Contest”, ka të bëjë me atë që ky shtet e pretendon si dëbim të popullatës së saj me forcë nga regjimi i Stalinit gjatë kohës së luftës.

Konkretisht, kënga e këngëtares ukrainase Jamala, përshkruan tragjedinë e shtëpisë së saj që ndodhi në vitin 1944, kur në atë vit, Stalini dërgoi 240 mijë njerëz në trena për t’i shpërngulur për në Azinë Qendrore.

Mijëra njerëz pretendon sot Ukraina, se kanë vdekur atëherë gjatë udhëtimit nga uria dhe se shumë të tjerë vdiqën pasi arritën në Azi.

“Ata vijnë në shtëpinë time, i vrasin të gjithë dhe pastaj thonë, ne nuk jemi fajtorë…”, nisin vargjet e kësaj kënge.

 

SHKARKO APP