Ukraina: Putini dhe Berluskoni na pinë verën 240-vjeçare!
Prokurorët në Ukrainë thonë se do të ngrejnë padi ndaj një kantine vere në Krime, pasi aty u hap një shishe vere 240-vjeçare për Vladimir Putin dhe Silvio Berluskonin, teksa kaluan fundjavën në Krime, duke vizituar rrënojat antike.
Prokurorët thonë se ata pinë verë në kantinën e njohur Massandra. Dhe sipas BBC, Massandra ka qenë pronë e qeverisë ukrainase përpara se Krimeja të aneksohej nga Rusia në mars të vitit të shkuar.
Por akuzat nuk mund të ndiqen në Krime, ku Rusia ka kontroll të plotë.
Nuk dihet se çfarë ndodhi me shishen, por prokurorët ukrainas thonë se ajo kushton më shumë se 90 mijë dollarë.
“Ajo verë është pjesë e trashëgimisë së popullit ukrainas”, tha një prokuror.