“Unë besoj se viçi është im shoq!”

74-vjeçarja kamboxhiane Khim Hang është e bindur se viçi i lindur shumë pranë shtëpisë së saj nuk është gjë tjetër, veçse i shoqi i rimishëruar. Bashkëshorti i gruas ndërroi jetë papritur një vit më parë dhe Khim shikon tek kafsha që ka marrë në mbrojtje, disa shenja të cilat nuk i duken të rastësishme. “Unë besoj se viçi është im shoq sepse shoh mënyrën sesi ai ngjitet nëpër shkalle. Është njësoj me atë të tim shoqi, ashtu bënte kur ishte gjallë. Kur shkova të takoj një person që komunikon me të vdekurit, shpirti i bashkëshortit m’u afrua e më tha: “Jam unë, jam yt shoq. Dhe viçi nisi të më lëpinte flokët e më puthi. Aty e besova vërtetë se ishte ai”, tha Khim Hang. Sipas tch, 74-veçarja nuk është e vetmja që mendon se i shoqi është rikthyer në formën e një kafshe. Edhe shtatë fëmijët e saj dhe fqinjët kanë vënë re se viçi lëpin vetëm krahun e personave të afërm. Ai ka shprehur që në fillim afeksion vetëm për fëmijët të ndjerit dhe ka arritur të bëhet i famshëm në mediat sociale, falë të cilave ka tërhequr me qindra vizitorë në fermën e familjes. “M’u duk e çuditshme që një viçi mund të ecë nëpër shtëpi kështu kur e pashë në një video të postuar në “Facebook”, ndaj thashë të vij e ta shoh një herë me sytë e mi”, u shpreh  Thach Vin, vizitor. Khim është zotuar të kujdeset për viçin, ndersa të ketë jetë dhe i ka udhëzuar fëmijët të bëjnë të njëjtën gjë pas vdekjes së saj, duke i kërkuar që nëse viçi ngordh, t’i bëjnë varrimin që do t’i rezervohej një njeriu.

"Unë besoj se viçi është im shoq!"  - Top Channel Albania - News - Lajme

SHKARKO APP