Ura e frikshme nga xhami hapet në Kinë
Kuriozitete E Enjte, 29 Prill 2021 18:51
Një urë e xhamit është hapur në malin e Tainmenit në Kinë, me një lartësi të jashtëzakonshme. Mediat raportojnë se një numër i madh i vizitorëve kanë qenë kureshtarë për të kaluar nëpër këtë rrugë, e cila të ngjall frikë. Kjo urë është e gjatë 430 metra dhe mban mbi 800 njerëz, në kanionin e madh të Zhagziazie.