Ushqimet që duhet të hamë dhe të evitojmë sipas horoskopit
Dashi: Ushqimet e preferuara për dashin janë patate, spinaq, kastravec, thjerrëza, mollë, fasule dhe lakër. Të domosdoshme keni peshkun edhe bajamet, ju bëjnë mirë për trurin.
Demi: Ju nevojitet panxhar, lulelakër, dardhë, kungull. Bakri është minerali juaj prandaj konsumojeni në sasi të vogla. Bakrin e gjejmë tek viçi, qengji, e verdha e vezës, bizelet, kumbullat e thata. Ju jeni llupësit e zodiakut prandaj darkën duhet ta konsumoni herët dhe mundohuni të bëni një shëtitje të vogël pas darkës.
Binjakët: Spinaqi (vërtet i mirë për ju), domate, portokall, bishtaja, selino, kajsi, kumbulla, karota, lulelakër, kokos,vezë, grurë, janë të domosdoshme. Ahh në fund mos harroni muzikë shumë edhe thojini stop alkolit edhe duhanit.
Gaforrja: Ushqimi tipik për për ju janë perimet me përmbajtje të lartë uji,ku mund te permendim pjeprin,lakra,rrepa,kërpudhat. Si shenjë uji që jeni mos harroni që të konsumoni shumë ujë gjate dites edhe dieta e peshkut është e domosdoshme për ju. Eleminoni brumrat.
Luani: Fiq,limon,pjeshkë,fara luledielli,thekra duhet të jenë pjesë e dietës suaj.Mjalti,mishi dhe perimet që kanë përmbajtje të lartë hekuri janë të domosdoshme për ju.Shmangni egon dhe tensionet edhe ky është ushqimi më i mirë për ju.
Virgjëresha: Mos ju ndani asnjëherë limonit, bajamet,ullirin e zi,tërshërën,mishin e viçit pa dhjam edhe qengjin.Rregullsia e vakteve dhe mungesa e ndërprerjeve gjatë ngrënies është e domosdoshme për ju.
Peshorja: Vendosni një herë e mirë se cfarë e shendetshme për ju. Asparagus,bajame,bizele, bollgur,
spinaq,panxhar,ndërsa sheqeri dhe niseshteja përjashtohen. Përdorni qumësht dhe fruta. Mishin kosumojeni jo më shumë se dy herë në javë dhe shmangni ushqimin pikant.
Akrepi: Në dietën tuaj bëni mirë që të përfshini fiq, qepë, shpargu, mustardë, zarzavate, lulelakër, kokos,qershi të zezë. infeksionet e mishrave të dhëmbëve janë zona të tjera shëndetësore të Akrepit që kërkojnë kujdes. Me çdo kusht shmangni pijet alkoolike, dhe pirjen e duhanit.
Shigjetari: ju duhet të hani mollë, tërshërë,luleshtrydhe, lëkurën e frutave dhe perimeve, hurma, qershi, domate, bishtaja, misër. Mos harroni, ushqimet me erëza janë jashtë për ju. Po kështu pirja e duhanit. Ju Shigjetarët e shijoni orizin por duhet ta hani në sasi te vogla.
Bricjapi: Ju duhet të merrni rregullisht fiq, zarzavate, qumësht lope, portokall, limon, e verdhë veze, lakër, grurë, bajame, mish pa dhjamë, gjizë, oriz kafe, selino, peshk.Dhe mos harroni shmangni të gjitha llojet e bukës!
Ujori: Ju natyrshëm duhet ti përfshini këto ushqime në dietën tuaj në një sasi më të madhe. Ushqimet janë arrat, peshku,dardhat, limonët, portokallet, mollët, goca deti, rrepat, misri, pjeshkat. Noti dhe të gjitha llojet e lojërave në ujë janëtë mira për ju.
Peshqit: Merrni panxhar, mëlçi, veshkë, të verdhë veze, qepë, drithëra, kumbulla të thata, limon, portokall, mollë, rrush, spinaq, pjeshkë. Mos harroni se çrregullimet e zemrës ose të mëlçisë janë të mundshme në rastin tuaj.Mishi i tonit i dhe i dhisë do jetë i mirë për ju.