“Vajza gjarpër” që ndërron lëkurë çdo 6 javë (FOTO & VIDEO)

Placeholder Image

Një vajzë 16-vjecare nga India i ka lënë të gjithë pa fjalë me sëmundjen që e ka prekur.

Shalini Yadav ndryshe në Indi e thërrasin “vajza gjarpër”, për shkak se lëkura e saj i ngjan shumë gjarpërit.

Asaj i bie lëkura cdo gjashtë javë dhe shumë herë në ditë e ka të nevojshme të bëjë banjo dhe të lagë lëkurën me ujë në mënyrë që të mos i ngurtësohet, përcjell albeu.com.

Yadev ka lindur në një familje të varfër dhe e ka të pamundur të ndjekë trajtimet për lëkurën rregullisht, por disa bamirsë kanë alarmuar spitalet në mbarë botën për të ndihmuar vajzën.

Kjo lloj sëmundje shkakton luspa në të gjithë lëkurën dhe lëkura më pas ripërtërihet. Shalini e ka ndërruar lëkurën e saj çdo 45 ditë që kur ajo ka lindur.

SHKARKO APP