Vajza nga Shkodra: Kur prisja të më hidhej sipër, i dashuri “la nam”
Një vajzë e re ka rrëfyer jetën në çift që ka me partnerin e saj 3 vite më të vogël. Ajo ka ankesa lidhur me intimitetin mes tyre.
“Ç’kemi faqja? Si jeni të gjithë? Anonim ju lutem!
Jam një 28-vjeçare dhe tema sonte qenka interesante se dhe unë po has të tilla probleme në çift.
Kam më shumë se 2 vjet e lidhur me një djalë që është 3 vite më i vogël se unë.
Ne jemi nga Shkodra, por jetojmë në Itali.
I dashuri është një djalë i shkëlqyer, më plotëson në çdo drejtim, ama në krevat është shumë i rezervuar.
Është i ftohtë dhe në fillimet tona mendoja se nuk i interesoja.
Pas 2 muajsh njohje, vetëm një mbrëmje mori guximin dhe më puthi.
Pas disa javësh nga ajo natë, më çon për darkë, ishte një mbrëmje shumë e bukur, u puthëm, u përqafuam, përkëdhelëm dhe kur mendoja se do të më hidhej sipër, ai u tërhoq.
Nisi duke më puthur duart dhe e la me aq! La nam sinqerisht! Në fakt u shokova sepse ishim vetëm në shtëpinë e tij e kishim mbi dy muaj që dilnim çdo ditë bashkë.
Pas 1 muaji tjetër nga ajo natë kemi arritur të shkojmë për herë të parë bashkë në shtrat.
Në publik ai më përqafon vazhdimisht, më mban dorën, kështu të na shohësh dukemi çift i lumtur, ama në krevat e kemi me racion.
Shkojmë shumë rrallë. Ai gjithmonë gjen arsye për të mos bërë seks.
Jam e sigurtë që nuk ka tjetër, e që nuk është gei.
Këtë fundjavë ishim diku larg qytetit dhe në dy netë kemi shkuar vetëm njëherë edhe pse ishim gjithë ditën e natën vetëm unë dhe ai në një ambient totalisht relaksues.
Pyetja ime është: Pse nuk do seks ai? Çfarë ka? Më ndihmoni!!!”, shkruan ajo për ShkodraNews