Vajzat serbe: Nuk martohemi me djem shqiptarë (VIDEO)

Shumë vajza shqiptare nga Shqipëria kanë shkuar në Serbi, ku janë martuar dhe kanë kontribuuar per shtimin e popullatës serbe, por një gjë të tillë kurrë nuk do ta bënin vajzat serbe. Ato thonë se kurrë nuk do të pranonin të martoheshin apo të bashkëjetojnë me shqiptar.

Së fundmi, mediat serbe kanë organizuar një sondazh me qytetarët e kryeqytetit serb, Beogradit, me temën “A do të martoheshit me një grua shqiptare, apo me një mashkull shqiptar”?

Megjithëse, disa prej të anketuarve pranuan se dashuria nuk njeh religjion, racë apo kombësi, shumica prej tyre ishin kategorikisht kundër martesave me femrat shqiptare, posaçërisht me meshkujt nga Kosova.

Kujtojmë edhe sipas hulumtimit të kryer nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara të vitit 2014, pjesa më e madhe e serbëve nuk janë të gatshëm që të punojnë së bashku, apo të jetojnë me shqiptarët, përkatësisht pothuajse asnjë femër nuk është e gatshme që të martohet me një mashkull shqiptar.

SHKARKO APP