Vajzat shqiptare kërkojnë burra serb, paradë në Rashkë

“Merli 2008” nga Shkodra dhe Stara Rashka nga Beogradi kanë organizuar gjatë festës së Vidovdanit një udhëtim për dhjetëra vajza nga rajone të ndryshme të Shqipërisë, të cilat kishin mbërritur në krahinën e Rashkës, në trekufirin Serbi – Mali i Zi – Republika Srpska me qëllim që të njihen me djem të pamartuar serbë nga kjo trevë.

Vajzat shqiptare janë shprehur se do ta provojnë fatin që të lidhen me ndonjë djalë serb, nëse ai është ashtu siç duan ato, njoftojnë mediat serbe.

Kjo njohje mes vajzave nga Shqipëria dhe djemve serbë ka traditë mbi tetë vjeçare dhe për këtë kujdesen agjenci dhe sekserë të specializuar, të cilët menaxhojnë udhëtimet, takimet dhe lidhjet, kuptohet, në kundërvlerë të shumave të caktuara monetare.

SHKARKO APP