Vazhdojnë përpjekjet për të liruar kanalin e Suezit

Një anije konteiner vijon të mbetet e bllokuar pranë Kanalit të Suezit, ndërsa përpjekjet për ta zhvendosur atë ditën e shtunë, dështuan. Zyrtarët e kanalit thanë se ishte bërë një përparim, megjithatë dhe më shumë anije tërheqëse po i bashkoheshin përpjekjes të Dielën për ta spostuar mjetin që aty.

Presidenti i Egjiptit Abdul Fattah al-Sisi ka urdhëruar përgatitjet për të lehtësuar ngarkesën e anijes së bllokuar. Kjo parashikon transferimin e disa kontejnerëve në një anije tjetër ose në bregun e kanalit. Ekspertët i thanë më parë BBC se një operacion i tillë do të përfshinte sjelljen e pajisjeve të specializuara, duke përfshirë një vinç që do të duhet të shtrihej më shumë se 60 metra i lartë dhe procedura mund të zgjaste me javë.

Kanali i Suezit është një nga rrugët më të ngarkuara të tregtisë në botë dhe kontejneri Ever Given – pjesë e flotës Evergreen ka ngecur aty që nga e marta.

Më shumë se 369 mjete lundruese kanë mbetur në të dyja anët e kanalit dhe disa anijeve u është dashur të rikalojnë nëpër Afrikë.

SHKARKO APP